Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar me letër përcjellëse në Prokurorinë e Tiranës padinë e Presidentit Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.
Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se do të jetë kjo prokurori që do të vendosë brenda 15 ditëve nësë do të regjistrojë procedimin penal.
Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 18 ditë afat për të vendosur se si do të procedojë për këtë çëshjte.
Presidenti Ilir Meta dorëzoi të martën kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme atë të Tiranës dhe te Krimet e Rënda për Dvoranin, pasi e akuzon këtë të fundit për “shpërdorim detyre” lidhur me emërimet ne Gjykatën Kushtetuese./abcnews.al