Prokuroria e Lezhës kërkon 46.8 vite burg për 5 përdhunuesit e të miturës në Mirditë

schedule09:03 - 28 Maj, 2022

schedule 09:03 - 28 Maj, 2022

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.89 vite burg në total për pesë personat që përdhunuar një 15 vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditë

Konkluzionet përfundimtare janë dhënë nga prokurori Ylli Pjeternikaj i cili ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A.GJ.

Por duke qenë se ju është pranuar gjykimi i shkurtuar atyre ju zbritet dënimi.

Nga hetimet e kryera organi i akuzues ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë konsumuar element të veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”.

Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, të cilët do të paraqesin konkluzionet e tyre dhe më pas trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj do të japë vendimin për 5 të pandehurit.

Lexo edhe: Abuzimi i të miturës në Mirditë, Avokati i Popullit: Ka filluar hetimi administrativ, stop dhunës seksuale

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Ndërkohë vetë personat e arrestuar dhe familjaret e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjaret e vajzës për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre.

Ngjarja e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.

/abcnews.l/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!