Prokuroria e la “arrest shtëpie”, Rrumbullaku urdhëron pezullimin nga detyra të IT së Policisë së Shtetit

schedule21:42 - 9 Prill, 2024

schedule 21:42 - 9 Prill, 2024

Pasi Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e Departamentit dhe Teknologjisë së Informacionit  në policinë e Shtetit, Ervin Muça, vjen reagimi nga Policia e Shtetit.

Në njoftimin nga Policia e Shtetit thuhet se “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të  pezullojë  menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça”.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar  Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të  pezullojë  menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi  i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!