Prokuroria e dërgoi në gjyq/ Kush është Fatjon Murati, lidhja e tij me masakrën e Fushë-Krujës ku u vra Brilant Martinaj

schedule11:13 - 24 Tetor, 2024

schedule 11:13 - 24 Tetor, 2024

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Fatjon Muratin, i cili është shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria ka sekuestruar disa pasuri të tij, të cilat ai i kishte vendosur në emër të familjarëve.

Por kush është Fatjon Murati?

Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Murataj është shpallur në kërkim prej datës 12 mars 2023, ditë në të cilën ndodhi edhe një atentat në Don Bosko, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të lokalit në pronësi të tij dhe për pasojë humbi jetën 58-vjeçarja Mimoza Paja./abcnews.al