Prokuroria dërgon në gjykatë dosjen e Elvis Roshit

schedule20:25 - 29 Mars, 2018

schedule 20:25 - 29 Mars, 2018

Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Sipas prokurorisë, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Pas një hetimi mbi bazën e akteve të ardhuar nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, prokuroria bën të ditur se shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.

“Elvis Roshi ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij, të arrestimeve, ndalimeve, apo masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Gjithashtu në vitin 2015, DEA amerikane ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, por nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion”, vijon njoftimi i prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!