Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Prokurori idiotësh, me instrumente politike si gjykatat serbe!”, Rama: Procesi për UÇK, një katastrofë për vetë drejtësinë ndërkombëtare

schedule13:23 - 16 Shkurt, 2026

schedule 13:23 - 16 Shkurt, 2026

PRISHTINË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Prishtina kritikoi ashpër veprimet e Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si instrumente të një gjykate politike dhe jo thjesht si gabime individuale.

Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë një mobilizim popullor. Rama u shpreh se indiferenca e Perëndimit ndaj kësaj situate përbën një katastrofë për drejtësinë ndërkombëtare dhe rrezikon të krijojë padrejtësi të mëtejshme.

“Mund të përdorim të gjithë qoshet e pasura të fjalorit të gjuhësh shqipe për të nxjerrë dufin legjitim ndaj një prokurorie idiotësh, por ata nuk janë thjesht idiotë, janë instrumente të një gjykate që është edhe më politike se gjykatat e Serbisë, në raport me Kosovën, me ligjet e kohës kur ka ndodhur lufta. Dhe nëse UÇK nuk do e fitonte luftën në gjykatat e asaj Serbie dënimet e kërkuara nga prokurorët do ishin të pamundura sepse me ligjet e asaj Serbie nuk ka, 45 vjet, varrosje për së gjalli nuk ka.



Pra drejtësia ndërkombëtare e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre ndjekin me indiferencë gjithë këtë katastrofë, faktikisht bën që ne sot të ngremë një pikëpyetje për veten tonë se cfarë mund dhe duhet të bëjmë. Nuk e kam përgjigjen për këtë por jam i sigurt që duhet të bëjmë diçka. Është një katastrofë për vetë drejtësinë ndërkombëtare. Kosova e testoi dhe fatmirësisht perëndimi duke njohur Kosovën kaloi testin e humanizmit të vet, por nëse sot Perëndimi nuk e kalon këtë test dhe merr përsipër varrosjen për së gjalli të 4 personave, ky mbetet një problem shumë i madh. Është pengmarrje për arsye politike të atyre forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot. Dhunën etnike të një makinerie lufte tërësisht fashiste dhe luftën çlirimtare të një ushtrie që në fakt ka qenë një mobilizim popullor, ku ata që janë trajtuar si komandant kanë qenë udhëheqës shpirtëror, moral të këtij mobilizimi.”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!