Prokurori Gentian Osmani ankimohet në KPA

schedule17:20 - 15 Nëntor, 2018

schedule 17:20 - 15 Nëntor, 2018

Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Sipas Komisionerit nuk krijohet bindja se prokurori Osmani ka arritur nivelin e besueshëm. Më datë 2 Gusht, KPK-ja, edhe ILDKPKI-ja kishin raportuar se Osmani ka kryer deklarim të rregullt dhe se nuk kishte fshehje të të ardhurave.

E vetmja pikëpyetje që u ngrit në atë kohë, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ishte shlyerja e një huaje marrë kunatit të prokurorit, për të cilën komisioni ngriti dyshime. Komisioneri Publik, kërkon shqyrtim të shkaqeve të ankimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ndryshim të vendimit dhënë më 2 Gusht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gentian Osmani. Magjistrati është kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!