Prokurori i prokurorisë së Krimeve të Rënda Edvin Kondili ka dalë sot në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Relatorja Xhensila Pine u shprehej se sipas raportit të ILDKPI, subjekti i rivlerësimit Kondili ka bërë deklarim të saktë dhe ka burime të ligjshme pasurie. Prokurori ka një apartament 86 m2 në Tiranë i blerë në 2011 me të ardhura të justifikuara; një automjet tip benz dhe kursime kesh.
Edhe në vlerësimin e figurës, DSIK raporton se Kondili është i përshtatshëm për të vijuar detyrën.
Edhe në kriterin profesional, Kondili vlerësohet si prokuror që identifikon saktë normën ligjore dhe është korrekt me vendimmarrjen. Nuk ka ankesa apo masa disiplinore në fuqi ndaj tij.
Vetë prokurori Kondili është shprehur dakord me rezultatet e hetimit të kryer ndaj tij dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jepet të premten më 7 qershor, ora 14.00. /ABC News Albania 24/7