Këtë të mërkurë për shkak të rritjes së numrit të punonjësve me Covid është mbyllur Gjykata e Apelit në Gjirokastër.
Burime për ABC bëjnë me dije se katër raste të reja janë konfirmuar me Covid në këtë gjykatë, mes të cilëve kryetari, prokurori dhe dy gjyqtarë të Apelit, duke bërë që stafi të marrë vendimin për mbylljen e saj për një periudhë të caktuar kohe.
Ndër të tjera mësohet se kjo gjykatë do të qëndrojë e mbyllur deri ne datën 25 nëntor duke përjashtuar zhvillimin e çdo seance të planifikuar përveç masave te sigurimit.e.su./abcnews.al