Prokurori Adnan Kosova ballafaqohet në KPA me akuzat e Komisionerit Publik: Lidhje me kriminelë

schedule11:06 - 6 Shkurt, 2020

schedule 11:06 - 6 Shkurt, 2020

Fillon seanca në KPA për Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova. I pranishëm në seancë është prokurori dhe mbrojtësi i tij, Sokol Hazizaj.

Pas kalimit me sukses në Shkallën e Parë të Vettingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur rekomandimin pranë Institucionit të Komisionerit Publik për ankimin ndaj Kosovës.

Komisioneri Publik (IKP) deklaroi se Kosova nuk arrin të justifikoj një shumë të konsiderueshme për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 98m2. Kjo cenon besimin në publik. Po sipas IKP-së, subjekti ka shmangur Tatimet për vlerën 1 mln e 500 lekë dhe për të ardhurat 2.5 milionë lekë për shitjen e një apartamenti në Korçë.

Sakaq, gjatë seancës u fol edhe për denoncime të qytetarëve ndaj prokurorit Andan Kosova.

“Kanë ardhur denoncime të shumta nga publiku edhe pas afatit 15 ditor, megjithatë nëse vërtetohet e kundërta, ne tërhiqemi. Ka ardhur një denoncim, nëse ju jeni dakord, ne jemi gati ta sjellim. Denoncimi në fjalë ka ardhur në 17 dhjetor 2019, ku pretendohet se Kosova ka lidhje të afërt me persona me precedentë kriminalë, në Berat. Persona, që sipas denoncuesit mund të gjenden edhe në Google”, tha përfaqësuesi i Komisionerit Publik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!