Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Prokurorët e SPAK janë shantazhuar nga grupet kriminale”/ Karamuço: Kanë marrë kërcënime serioze për jetën

schedule23:35 - 14 Tetor, 2025

schedule 23:35 - 14 Tetor, 2025

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se jo vetëm gjyqtarët, por edhe prokurorët e SPAK janë shantazhuar nga grupe kriminale.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se prokurorët, por edhe familjarët e tyre, kanë marrë kërcënime serioze për jetën.

“Patjetër. Nga informacionet që ne kemi, nga ato që janë bërë publike, sepse ka edhe informacione që janë konfidenciale, për arsye të caktuara. Ne kemi vënë re që jo vetëm gjyqtarë, por edhe prokurorë të Strukturës së Posaçme kanë pasur shantazhe, por edhe kërcënime serioze për jetën. Dhe kërcënime jo vetëm ndaj tyre, por edhe familjarëve të tyre.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!