Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vendime në favor të piromanëve”/ Rama shigjeton gjyqtarët: Do t’i vëmë para përgjegjësisë

schedule11:30 - 27 Gusht, 2025

schedule 11:30 - 27 Gusht, 2025

Kushdo që cënon interesin e qytetarëve, qoftë ky gjyqtar apo prokuror, nuk do të tolerohet edhe nëse tenton të mbrohet nën petkun e drejtësisë.

Njëjtë si me hapësirat publike, kryeministri Edi Rama tha se janë evidentuar raste kur njerëz të ligjit janë bërë pale me zjarrëvenësit në dëm të interesave të vendit.

“Disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të 4 këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve.”

Rama tha se këto raste do ti përcillen Këshillit të Lartë Gjyqësore dhe kushdo që ka bërë shkelje do të përballet me masa.

“Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik në proces.”

Ndërsa për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve, Rama kishte vetëm vlerësime.

“Beteja e zjarrit që përfshiu territore të konsiderueshme të vendit në dy muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh. Një kronikë dramatike por me nota stërmundimi, përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja dhe falë jush nderojnë shtetin shqiptar, lartësojnë republikën tonë.”

Kryeministri paralajmëroi të tjera investime për të ndihmuar në menaxhimin e zjarreve si dhe dy avionë të rinj që do I shtohen flotës për shuarjen e flakëve

“Le ta përmirësojmë më tej punën së bashku duke futur më shumë teknologji, duke u përgatitur si me një ndeshje të radhës me një përbindshëm që sa vjen e do bëhet edhe më i egër. Rrisim mbështetjen financiare.  Avionët janë një krah i fuqishëm, ku ne do të kemi së shpejti flotën tonë, e cila do të jetë me dy avionë zjarrfikës.” 

Në shenjë vlerësimi për sakrificën gjatë muajve të verë ku emergjencat civile u përballën me flakët në të gjithë vendit, Kryeministri Edi Rama i dekoroi me medalje 14 zjarrfikës, ushtare dhe police./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!