Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prokurimet publike/ Rama citon raportin e BE: Shqipëria, spikat në rajonin tonë!

schedule10:10 - 12 Prill, 2026

schedule 10:10 - 12 Prill, 2026

TIRANË– Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka shënuar përmirësime të ndjeshme në fushën e prokurimeve publike, sipas një raporti të fundit të Bashkimit Europian, të matur nëpërmjet instrumenteve SIGMA dhe OECD.

Ai u shpreh se raporti ka analizuar situatën në rajon dhe sipas projeksioneve Shqipëria spikat për progresin e arritur, duke u renditur ndër vendet me përmirësimet më të dukshme.

Sipas tij, Shqipëria rezulton të jetë ndër vendet më të përparuara në rajon edhe për sa i përket transparencës dhe cilësisë së mekanizmave të prokurimeve publike, të cilat sipas raportit shërbejnë në interes të publikut.



“Dhe, së fundi, dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj.

Përmes shifrave dhe fakteve, do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe të shifrave konkrete, të identifikuara dhe të rreshtuara jo nga qeveria apo ekspertët e saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i Bashkimit Europian, me të gjithë integritetin e duhur profesional për të treguar se cila është e vërteta.

Edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe në interes të publikut, Shqipëria përsëri spikat si e para në rajonin tonë”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!