Familja mbretërore në gjyq/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për Leka Zogun, Elia Zaharia dhe babain e saj

schedule12:49 - 8 Qershor, 2024

schedule 12:49 - 8 Qershor, 2024

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka derguar për gjykim Leka Zogun, ish-bashkëshorten e tij Eli a Zaharia dhe babain e kësaj të fundit Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje. Hetimet nisën pas publikimit të një vidio që u xhirua nga Leka Zogu ku ai shihet teksa dhunohet nga bashkëshortja dhe babai i saj por edhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje.

Konflikti ka ndodhur në mars të këtij viti në rezidencën e familjes mbretërore. Në dëshminë e tij, Princ Leka tregonte se konflikti kishte nisur fillimisht me ofendime dhe më pas përfundoi në dhunë. Nga ana tjetër babë e bijë pretenduan se edhe ata janë viktima të dhunës.

Ndërsa në prill të këtij viti Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e martësës mes Leka Zogut dhe Elia Zaharisë. Divorci mes çiftit është bërë me dakortësinë e të dy palëve. Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për tu përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.

Sipas marrëveshjes, gjykata ka vendosur që Princ Leka, mund të takohet me vajzën e tij çdo ditë për rreth dy orë. Po kështu në vendimin e gjykatës thuhet se Elia Zaharia do të jetojë në një apartament në qendër të Tiranës, që Leka Zogu ia ka dhënë vajzës, së tij, por nëse ajo zgjedh të lidhet me tjetër person atëherë e hum të drejtën për të jetuar në të njëjtin apartament./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!