Projektuesit e rrëshqitëses më të lartë në botë akuzohen për vrasje

schedule14:21 - 28 Mars, 2018

schedule 14:21 - 28 Mars, 2018

Projektuesit e rrëshqitëses së ujit më të lartë në botë, që ndodhet në Kansas, janë akuzuar për vrasje pa paramedim, pasi një fëmijë 10 vjec humbi jetën duke rënë nga një lartësi prej 50 metrash.

Dy projektuesit e rrëshqitëses më të lartë të ujit në botë, Verruckt, që ka hyrë dhe në librin e rekordeve Guinnes në vitin 2014 e që ndodhet në një park lojrash në Kansas, janë akuzuar për vrasje pa paramendim. Vendimi erdhi pas vdekjes tragjike në gusht të 2016-s të një fëmije 10 vjec. Viktima ishte djali i një deputeti republikan i parlamentit shtetëror.

Por në akuzë ndodhet dhe shoqëria që ka ndërtuar rrëshqitësen 50 metra të lartë, e që sipas prokurorisë është shumë e rrezikshme. Para viktimës 10 vjeçare, 13 persona të tjerë kishin mbetur të plagosur, mes tyre dhe katër fëmijë të vegjël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!