Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar nga opozita që të votojnë projektligjin për pastrimin parave, i cili po diskutohet sot në Kuvend. Manja tha ndër të tjera se projektligji në fjalë është pjesë e një pakete ndryshimesh me rekomandime dhe se është edhe pjesë e detyrimeve që ka Shqipëria për hapjen e negociatave.
“Ky ligj është në fuqi dhe ne kemi sjellë sot në Kufvend disa ndryshime. Njëri nga këto projektligje është ai për parandalimin e pastrimit të parave. Vjen si paketë ndryshimesh në korpusin e ndryshimeve tona. Ky ligj, ligji për agjentët imobilarë dhe ai i noterisë, së bashku me atë të pastrimit të parave janë një paketë ndryshimesh ligjore. I gjithë fokusi i diskutimeve shkon nga shkon dhe thonë pranoni vettingun një politikë se kjo është zgjidhja. Edhe ligjin e noterisë e kanë marrë së vetting të noterëve. Ndryshimet e këtij ligji janë rekomandime nga Manival dhe filtra në këtë drejtim, s’ka lidhje me vettingun.
Shqipëria nuk mund të jetë një vend i pastrimi të parave. Një nga ndryshmet më të rëndësishëm është ai i zgjerimit të personave të ekspozuar politikisht. Shtohen edhe kategori të tjera të subjekteve. Miratimi i këtij projektligji ka rëndësi të posaçme në mbrojtje të interesave të vendit. Miratimi i ndryshimeve do të mundësojë nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim të shtuar. Ju ftoj ta votojmë së bashku këtë projektligj sepse janë përmbushje e detyrimeve në kuadër të integrimit në BE”, u shpreh Manja. g.v/abcnews.al