Qeveria britanike po bëhet gati të propozojë një projektligj të ri që do e hiqte ish-princin Andrew nga radha për trashëgiminë mbretërore.
Një veprim i tillë do të ndodhte vetëm pasi të ketë përfunduar hetimi policor ndaj vëllait të mbretit Karl II, djali i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.
Ky veprim do të kërkonte një akt të Parlamentit, i cili do të duhej të miratohej nga deputetët do të hynte në fuqi kur të merrte pëlqimin nga Mbreti.
Do të duhej gjithashtu të mbështetej nga 14 vendet e Komonuelthit ku Karl III është kreu i shtetit, duke përfshirë Kanadanë, Australinë, Xhamajkën dhe Zelandën e Re.
Andrew është i teti në radhë për fronin pavarësisht se iu hoqën titujt e tij, përfshirë “princ”, tetorin e kaluar për shkak të presionit për lidhjet e tij me pedofilin amerikan Jeffrey Epstein.
Thirrjet ndaj mbretit që të heqë vëllanë e tij nga radha për fronin u shtuan pas arrestimit të tij të enjten, nën dyshimin se ndau informacione konfidenciale me Epstein por edhe mes akuzave të tjera.
Andrew Mountbatten-Windsor u lirua 11 orë pas arrestimit të tij me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike, por hetimi ndaj tij vazhdon.
Publikimi i miliona dokumenteve në lidhje me trafikantin seksual Jeffrey Epstein e fundosi edhe më tej Andrew, ndaj të cilit kishte tashmë akuza për abuzim seksual.
Nga dosjet u zbulua se ish Princi Andrew i kishte dërguar informacione Epstin për vitzitat qe ai kishte kryer ne Vietnam, Singapor por dhe vende te tjera teksa mbante një detyrë zyrtare te Përfaqësuesit Tregtar te Mbreterise se Bashkuar vitin 2010. Një dënim për shpërdorim detyre publike në Britani mund të sjellë deri në burgim të përjetshëm, pasi kjo vepër penale konsiderohet ndër më të rëndat dhe gjykohet nga Gjykata e Kurorës.


