“Projektligji i ri do t’i shërbejë policisë”, zv.ministri Hodaj: Do të sjellë riorganizim të departamenteve

schedule17:27 - 20 Mars, 2024

schedule 17:27 - 20 Mars, 2024

Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se projektligji i ri për Policinë e Shtetit, do t’i shërbejë policisë dhe punonjësve të saj.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hodaj u shpreh se ky projektligj do të sjellë riorganizim të departamenteve.

Sipas Hodajt, do të ketë mundësi që policia t’i ofrojë qytetarëve shërbime më të mira.

Ligji që u miratua në 2014 nuk ishte i keq për kohën, i përputhej nevojave të asaj kohe, na mësoi diçka këto 10 vjet, ishte koha që të iniciojmë një ligj të ri që të rikonceptonim ligjin e ri në lidhje me si duhet të jetë aktitivteti i një agjencie ligjzbatuese. Ligji i ri ka një diferencë konceptuale. E gjithë veprimtaria policore, është që ligji të mbrojë individin, jetën dhe pronën e tyre. Përputhet me vizionin e Ministrisë së Brendshme. Ne ndryshojmë qasjen në organizim. Departamentet që funksionojnë ne mënyrë autonome, janë me efektive. Këtë model, jemi munduar ta imponojmë edhe në departamentet e tjera. Departamenet janë shumë autonome në raport me pjesët e tjera të Policisë së Shtetit. Një punonjës policie, kur fillon ushtron detyrën, profilizohet.

Ne, përveçse do të ruajmë këtë profilizim, do e përforcojmë. Kjo është përgjegjesia, që Policia e Shtetit, një agjenci autonome, të ketë mundësi t’i ofrojë shërbime më të mira qytetarëve. Fuqizohet roli i drejtuesve edhe në departamente. U japim fuqi departamenteve, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal. Është një punë, që kemi një javë që e kemi nisur për konsultim publik”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!