Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Projekti “Vita Vjosa”/ Inxhinierja italiane: Dronët dhe satelitët mund të bëjnë ‘ndryshimin’ në Vlorë

schedule22:09 - 11 Mars, 2026

schedule 22:09 - 11 Mars, 2026

Inxhinieria italiane e mjedisit Nadia Fibiani ishte e ftuar në programin e përjavshëm ‘Të Gjitha rrugët të ccojnë në Romë’ ku foli për projektin ndërkombëtar Vita Viosa.

Fibiani tha se ndodhet në Vlorë në kuadër të projektit ndërkombëtar Vita Vjosa, i mbështetur nga Komuna e Milanos, që synon të ndihmojë institucionet shqiptare në përdorimin e teknologjive të reja si dronët dhe imazhet satelitore për monitorimin e mjedisit dhe menaxhimin e shkarkimeve të ujërave.

Ajo theksoi se projekti ka një afat trevjeçar dhe tashmë kanë nisur kontaktet e para dhe mbledhja e të dhënave për të kuptuar më mirë realitetin lokal.



Sipas Fibianit, qëllimi kryesor është transferimi i njohurive në fushën e GIS-it dhe vëzhgimit të tokës, në mënyrë që këto teknologji të përdoren edhe në fusha të tjera mjedisore në të ardhmen.

Nadia Fibiani: Unë quhem Nadia Fibiani, jam inxhiniere mjedisi dhe punoj për Agjencinë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit të Lombardisë. Jam italiane, sigurisht.

Ndodhem në Vlorë në kuadër të një projekti bashkëpunimi ndërkombëtar, në të cilin jemi përfshirë nga Komuna e Milanos. Projekti quhet Vita Vjosa dhe ne duhet të mbështesim kolegët shqiptarë në zbatimin e teknologjive të reja që lidhen me vëzhgimin tokësor, si përdorimi i dronëve apo i imazheve satelitore, në fusha të ndryshme, veçanërisht në menaxhimin e shkarkimeve te ujerave.

Artur Nura: Cila është përshtypja juaj e parë duke parë realitetin këtu, që është ndryshe nga ai i Lombardisë?

Nadia Fibiani: Po, është e vërtetë. Realiteti është i ndryshëm dhe ka shumë punë për të bërë. Megjithatë, kemi gjetur rreth nesh shumë persona të gatshëm për t’u angazhuar, për të mësuar dhe për ne është gjithashtu një përvojë të përballemi me kontekste të ndryshme.

Artur Nura: A ka kufizime kohore për realizimin e këtij projekti në qytetin turistik të Vlorës?

Nadia Fibiani: Projekti ka kufizime të veta kohore që janë tre vite. Ai ka filluar tashmë, më duket në vjeshtën e vitit të kaluar, pra zgjat tre vite.

Artur Nura: A është bërë diçka deri tani?

Nadia Fibiani: Po, janë vendosur kontaktet e para, kemi filluar të kuptojmë realitetin shqiptar dhe të mbledhim të dhëna. Po përpiqemi të sigurojmë të dhëna duke u bashkërenduar me komunitetin lokal, për të kuptuar se si të transferojmë njohuritë tona në mënyrë që ata të mund të realizojnë këtë lloj ndërhyrjeje.

Artur Nura: A parashikon projekti që në fund të periudhës së tij gjithçka të jetë përfunduar?

Nadia Fibiani: Jo, unë mund të flas vetëm për detyrën tonë. Roli ynë është transferimi i kompetencave në fushën e GIS-it dhe të vëzhgimit të tokës përmes dronëve apo satelitëve. Këto kompetenca mund të jenë të dobishme për çështjen e shkarkimeve, por edhe për fusha të tjera mjedisore dhe jo vetëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!