Projekti te Partizani dhe objektivat, flet Adolfo Sormani

schedule17:17 - 20 Prill, 2020

schedule 17:17 - 20 Prill, 2020

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, nuk ka arritur të ruajë një ecuri të mirë me “Demat e Kuq”, që nga emërimi i tij në krye të pankinës. Partizani ka pasur shumë ulje-ngritje këtë sezon dhe kampionët në fuqi, janë aktualisht dhe jashtë vendeve të Kupave të Europës. Gjithsesi, Sormani mbetet optimist për të ardhmen dhe për Fan Zone në Supersport, tha:

STËRVITJA – “Është një emergjencë botërore dhe po e përjetojmë shumë keq të gjithë. Jemi munduar të bëjmë diçka edhe online për stërvitjen, por nuk është e njëjtë siç mund të bëhet në fushë. Do të presim një vendim se kur është momenti që ne do të kthehemi në fushë”.

NDËRPRERJA – “Është një pyetje që unë nuk mund t’i jap përgjigje, pasi e vendosin të tjerët, si qeveria dhe federata. Për të rifilluar na duhet një protokoll sigurie, pasi nuk mund të luajmë pa qenë të sigurt”.

PROJEKTI – “Erdha në Shqipëri sepse presidenti Demi ka një projekt shumë të mirë dhe për këtë arsye unë vendosa të vij në këtë kampionat. Më pëlqen mënyra se si punon ai”.

SEZONI I PARTIZANIT – “Duhet të punosh çdo ditë që të formulosh lojën që duam. Unë jam i lumtur për punën që ka bërë ekipi. Më ka pëlqyer loja që ka bërë ekipi, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë të mira”.

OBJEKTIVI – Europa nuk është objektivi jonë, por shpresoj që të bëjmë mirë. Kërkoj kohë që futbollistët të bëjnë shumë stërvitje para rinisjes së kampionatit. Shpresoj të fitojmë anën fizike dhe më pas të rinisim”.

KRAHASIMET – “Nuk më bezdisin aspak, dua të bëj punën time dhe nuk më shqetësojnë krahasimet me të kaluarën. Më pëlqen Shqipëria sepse është si qyteti im Napoli. Nuk më pëlqen mënyra se nuk merreni me fushën, por merreni me atë që ndodh jashtë. Tirana pranë titullit? Patjetër që po”, u shpreh Sormani./abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!