Ambasadorja Franceze në Shqipëri, Catherine Suard ishte sot në Korçë në eventin që organizohet nga QTTB Korçë dhe IVEA (Itinerare të gjelbra për blektorinë Shqiptare) në kuadër të projektit “Porta të hapura” në ambientet e Drejtorisë së Teknologjive Blegtorale.
Ajo tha se ky projekt është në ndihmë të Shqipërisë për rrugëtimin e saj drejt BE-së, i cili ndihmon fermerët shqiptarë.
“Ky projekt ishte në ndihmë të Shqipërisë, sidomos për hyrjen në Bashkimin Evropian, dhe duke ndihmuar fermerët shqiptarë në lidhje me këtë projekt të blektorisë dhe bujqësisë duke respektuar natyrën, duke respektuar mundësitë e ndryshme të fermerëve për të zhvilluar më shumë bujqësinë dhe blektorinë.
Çështja është që të sigurohen praktika të mira, ndarja e këtyre praktikave në sa më shumë fermerë që të ndërmjetësohet me ministrinë e Bujqësisë shqiptare, që do të zhvillojë më tej këtë mundësi. Ky projekt ka zgjatur prej vitesh, ka më shumë se tre vite që ka filluar, dhe do të vazhdojë, por e rëndësishme që të vazhdohet mbështetja ndaj bujqësisë dhe blektorisë të zbatohen praktikat e mira duke pasur parasysh ndryshimet klimatike në mënyrë që të vazhdojë të ecë përpara në lidhje me bujqësinë.
Ajo që thashë është ajo që ka thënë presidenti 1 vit më përpara kur ai ka qenë në Shqipëri dhe e ka përsëritur kur kryeministri i Shqipërisë ka qenë në Francë. Në dëshirojmë të mbështesim rrugëtimin drejt BE.”, u shpreh ambasadorja franceze./abcnews.al