Projekti për transportin publik, Qazimllari: Çfarë do të ndodhë me linjat ekzistuese dhe çmimin e biletës

schedule17:47 - 29 Mars, 2023

schedule 17:47 - 29 Mars, 2023

Drejtoresha e Investimeve në Bashkinë e Tiranës, Ilda Qazimllari ka qenë e ftuar në studion e “Newsline” me Viol Xhafaj në ABC News, ku teksa foli për projektin “Bus Rapid Transit”, bëri me dije se çfarë ndodhë me linjat ekzistuese.

Qazimllari dhe se finalizimi i një projekti të tillë shtrihet gjatë në kohë dhe normalisht linjat ekzistuese nuk rrezikojnë të dalin nga tregu për një afat të pacaktuar.

Implementimi i çdo projekti ka nevojë për kohë.  Linjat ekzistuese nuk rrezikojnë të dalin nga tregu në një moment të caktuar. Do dalin jashtë tregut vetëm në momentin që do të finalizohet totalisht ky projekt”, tha Qazimllari.

Në lidhje me çmimin e biletës edhe pse është ende herët, Qazimllari tha se janë hedhur shumë alternative mbi çmimin, por ende nuk ka një çmim final duke theksuar se do të mbetet në ritmet që është tani.

Në fakt ende nuk mund të dalim në një çmim final. Janë hedhur shumë alternativa për çmimit, por nuk është parë e udhës që të dilet një çmim final, sigurisht do të mbetet nën ritmet që është”, përfundoi ajo.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!