“100 lagjet”, do të jetë projekti i parë i Erjon Veliajt për Tiranën, nëse ai do të rizgjidhet në krye të bashkisë. Gjatë një takimi me banorët e njësisë bashkiake Nr.1, Veliaj foli për punën që është bërë gjatë 4 vitet e fundit në kryeqytet si dhe për transformimin e mëtejshëm në Tiranë .
Kandidati socialist për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorët e njësisë Nr.1 në kryeqytet, prezantoi kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak. Veliaj shpalosi projektet transformuese që do të zbatohen në Tiranë në rast se ai do të rizgjidhet, duke e vënë theksin te projekti “projekti 100 lagjet”.
Gjatë bashkëbisedimit më qytetarët, Veliaj u foli atyre për takimin me disa sipërmarrës Holandezë, të cilët kishin një opinion negativ për Shqipërinë, por kur kishin ardhur në Tiranë, kishin ndryshuar tërësisht mendim.
Veliaj tha se Tirana ka ndryshuar ndjeshëm në 4 vitet e fundit dhe se transformimi do të vijojë, ndërsa theksoi se kundërshtarët politikë mbjellin vetëm dhunë e tmerr dhe jo emancipim e zhvillim./ABC News Albania 24/7