Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një konferencë me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum bëri të ditur se Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi në Laç, projekti i qeverisë turke është një hap konkret u shpreh ai.
“Qeveria e Turqisë ka marrë angazhimin për ndërtimin e 500 shtëpive. Projekti i shtëpive merr formën e një modeli të ri, përtej ndërtimit të emergjencës. Ndonëse është ende herët puna për rindërtimin tashmë ka filluar. Theksoj se projekti që kemi më Republikën e Turqisë po ecën me hapa të shpejtë. Qëllimi është që deri në të shohim lagjet e reja të të gjithë atyre që sot janë në shtëpi me qera”, tha Ahmetaj.
Ndërkohë ministri turk në fjalën e tij u shpreh se shtëpinë do të ndërtohen në përshtatje me kulturën e vendit.
“Për shkak të nevojave urgjente Ministria e Turqisë ka filluar mënjëherë studimet. Për këto 500 banesa do të zbatohet një projekt shembull, duam që brenda 6 muajve ta përfundojmë këtë projekt”, u shpreh Kurum.
Më tej ai theksoi se janë vënë në dispozicion 150 çadra dhe gjithashtu u shpreh se Shqipëria është gjithnjë në fokus të presidentit Erdogan.
/abcnews.al

