Projekti i qendrës së re Olimpike, Fidel Ylli në “Real Story”: Do të jetë nga më modernet, projekti gati më 15 shtator

schedule21:07 - 17 Korrik, 2024

schedule 21:07 - 17 Korrik, 2024

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për projektin e qendrës së re Olimpike.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se do të krijohet një vend fantastik dhe është zgjedhur një vend perfekt.

“Qendra Olimpike e iniciuar nga Komiteti Olimpik. Ka një stadium me 41 508 vende. Një karrige më shumë se stadiumi i ri i Juventusit. Kjo do të bëhet afër aeroportit, më 15 shtator është projekti gati. Kryeministri bashkë me mua e ka gati për t’ia çuar kryeministrit të Arabisë Saudite. Qendër Olimpike nga më modernet në botë. Shteti do të japë vetëm tokën. Është një vend fantastik që lidhet me autostradën e veriut, treni që vjen nga Shkodra, lidhet treni i Tiranës. Sport do ketë brenda, do të ketë tre hotele. 4500 sportistë do të rrinë brenda një natë, do të ketë muzeum Olimpik, pallat sporti me 6 mijë vende, fusha golfi, fusha kuajsh…Lojërat e Europës Juglindore i kemi më 18 shtator, vijnë ekipet, 19-20 janë gjysmëfinalet janë rreth 9 disiplina.

Kush do ta mbajë flamurin kombëtar në paradën hyrëse?

Fidel Ylli: Flamuri mbahet nga një vajzë dhe një djalë. Ceremonia do të fillojë shumë shpejt. Kemi vendosur që Luiza do të jetë në datën 29, dhe detyrimisht do të jetë një notare vajzë e re dhe një nga mundësit.

/abcnews.al/