Për herë të parë u mbajt mbledhja e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë që u konkludua me 16 marrëveshje bilaterale.
Analisti politik Artur Nura tha për ‘Tirana Live’ se është bërë një punë mjaft e mirë nga pala shqiptare dhe se projekti në energji mes dy vende është i jashtëzakonshëm, pasi energjia është themel i prosperitetit. Më tej, në fjalën e tij Nura përmendi marrëveshjen për pensionet që tha se është një hap i rëndësishëm dhe se marrëdhënia pozitive mes të dyja vendeve ka sjellë rezultate.
“Është bërë një punë mjaft e mirë nga pala shqiptare. Pala italiane ka interesa strategjike, nëse i referohemi projektit të energjisë është i jashtëzakonshëm. Është një projekt që do mbushi nevojën e realitetit italian dhe shqiptar. Lufta bëhet për energji, është themel i prosperitetit. Në shëndetësi, onkologjiku ka sjellë një vëmendje të madhe për shkak të korrupsionit dhe mungesave të mëdha, Rama në qendër të marrëveshjes vendosi Onkologjikun.
Është e mirëmenduar për të ndërhyrë dhe për të krijuar një lloj stabiliteti. Marrëveshja për kampin e Gjadrit është i rëndësishëm dhe është hartuar në bazë të nevojave të të dyja vendeve. Kjo marrëdhënie pozitive mes dy palëve ka sjellë rezultate, marrëveshja e pensioneve nëse s’do ishte bërë ligji ishte i munguar, njerëzit kanë vdekur pa e gëzuar. Italianët janë të shumtë që janë në vendin tonë, është një marrëveshje pragmatiste.
Si Italia dhe ne, jemi me histori emigrimi, kemi pasur situata dramatike.” / abcnews.al /

