Igli Tare ka folur për merkaton e Lazios, si dhe për projektin lacial të këtij sezoni. Në një intervistë për DAZN, drejtuesi shqiptar u shpreh: “Në këto momente mund të na ndihmojnë shumë rezultatet, përmes tyre vjen edhe vetëdija te forcat e skuadrës.
Duam të bëjmë më mirë se vitin e kaluar. Ndalesa për kombëtaret do të jetë e dobishme për të përfshirë në projekt lojtarët e rinj që janë afruar me vonesë në këtë periudhë të merkatos”, u shpreh Tare.
Te Lazio deri më tani, janë afruar Pepe Reina nga Milani, Vedat Muriqi nga Fenerbahce, Fares nga SPAL dhe Andreas Pereira nga Manchester United./abcnews.al