Projektbuxheti 2025/ Qeveria e prezanton në komisionin e ekonomisë, Malaj: Rritja ekonomike dhe qëndrueshmëria fiskale

schedule10:46 - 4 Nëntor, 2024

schedule 10:46 - 4 Nëntor, 2024

Ministri i Financave, Petrit Malaj po prezanton projektbuxhetin e vitit 2025 në komisionin e Ekonomisë.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se ekonomia po vijon në një trend pozitiv, ndërsa shtoi se për vitin 2025, parashikon një rritje prej 3.9 përqind krahasuar me parashikimin fillestar.

“Sot ekonomia shqiptare vijon në trend pozitiv. Prodhimi i brendshëm bruto, i ndjekur me rritje më të fortë prej 4.1 për qind në tre mujorin e dytë. Rritja në gjysmën e parë të vitit 2024, u zgjerua me 3.9 për qind. Rritja ekonomike gjatë kësaj periudhe ka pasur bazë të gjerë sektoriale me kontributin më të lartë shërbimet dhe ndërtimi. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u kontraktuan me 2.5 për qind krahasuar me një vit më parë. Eksporti i shërbimeve ka shënuar rritje të fortë pozitive të lidhur me turizmin. Importet u zgjeruan me 6.7 për qind në gjysmën e parë. Të dhënat paraprake, indirekte tregojnë qëndrueshmëri të rritjes ekonomike.

Treguesit e ekonomisë janë mbi mesataren historike. Duke faktorizuar këto zhvillime pozitive, kemi rishikuar projeksionet tona për rritjen ekonomike të këtij viti në 3.9 nga 3.7 që parashikonim fillimisht rreth një vit më parë. Tregu i punës gjithashtu ka pasqyruar këtë ritëm pozitiv. Në vitin 2023, punësimi u rrit me një mesatare prej 1.6%, ndërsa shkalla e papunësisë ra në nivelin më të ulët historik prej 10.7% në tremujorin e fundit. Pjesëmarrja në forcat e punës u zgjerua më tej, duke arritur në 75.1%, ndërsa norma e punësimit arriti në 66.7%. Këto shifra tregojnë se ekonomia jonë po krijon mundësi të reja pune dhe po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për forcën punëtore.”, u shpreh ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!