Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Projekt super, s’e refuzoja dot Romën”, Kumbulla zyrtarisht verdhekuq

schedule16:50 - 17 Shtator, 2020

schedule 16:50 - 17 Shtator, 2020

Marash Kumbulla është lojtari më i ri i Romës. Mbrojtësi nga Malësia e Madhe është zyrtarizuar pak çaste më parë nga klubi verdhekuq me anë të një postimi në Twitter. “Roma ka nënshkruar marrëveshjen me Hellas Veronën për blerjen e përkohshme të Marash Kumbullës, huazim deri më 30 qershor të vitit 2022.

Ndërkohë, kemi huazuar për dy vitet e ardhshme te Hellas Verona lojtarët Yıldırım Mert Çetin, Matteo Cancellieri e Aboudramane Diaby. Pas dy vitesh, të dyja klubet do të kenë detyrimin për të blerë kartonët e futbollistëve, teksa Kumbulla do i kushtojë Romës 13.5 milion euro në total“, lexohet në komunikatën e klubit kryeqytetas.

Roma përfaqëson një mundësi dhe sfidë që nuk mund ta refuzoja. Më pëlqeu projekti i klubit dhe nuk hezitova aspak për të pranuar ofertën. Do të bëj maksimumin për të mos zhgënjyer personat që besuan tek unë“, u shpreh 20-vjeçari i kombëtares kuqezi, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 1.5 milion eurosh në sezon.

Marashi ishte një nga objektivat tona dhe ne jemi të lumtur që ia dolëm. Po sjellim në Romë një talent që u shqua sezonin e kaluar dhe që zotëron cilësitë e duhura për t’u përmirësuar edhe më shumë“, u shpreh Guido Fienga, CEO i klubit të njohur italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!