Progresraporti i BE për Shqipërinë/ Rama: Raporti me pozitiv i të gjithë këtyre viteve

schedule11:27 - 31 Tetor, 2024

schedule 11:27 - 31 Tetor, 2024

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se raporti i Komisionit Evropian është raporti më pozitiv i gjithë këtyre viteve.

Ai theksoi se ecuri e Shqipërisë është pozitive dhe këtë e dëshmon dhe Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, në të cilën u hapën dhe grupkapitujt e parë të negociatave të vendit me familjen evropiane.

Ai u shpreh se ky raport është dokumenti më serioz ndërkombëtar dhe Shqipëria i qëndron besnik zbatimit të rekomandimeve që jepen në të.

“Raporti i progresit në këndvështrim është dokumenti më i plotë, më i detajuar ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne riformohem fjali për fjali në kuptimin e plotë të fjalës, sepse është i vetmi raport ndërkombëtar, që bazohet në fakte, jo në perceptime dhe jo në sondazhe dhe i referohet fakteve nën dritën e  parimeve dhe standardeve europiane. Më vjen mirë, që sot marrim një raport pozitiv, raporti me pozitiv i të gjithë këtyre viteve. Normal i tillë, sepse e tillë është edhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen përparimit të bërë nga Shqipëria për këtë fazë të negociatave për anëtarësim. Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh të gjithë progresin e bërë, shënjon me përpikëri dhe piketa për hapat që duhen bërë me tej dhe çështjet që duhet të përqendrohem për t’i përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara dhe në përmbledhjet e ambasadorit ishin të qartë se cilat janë adresimet, që duhen bërë në këtë fazë të procesit”, tha ai./abcnews.al