Progresraporti/ Alban Daci: Lartëson punën e SPAK. Opozita e ka humbur trenin e Bashkimit Europian

schedule13:26 - 31 Tetor, 2024

schedule 13:26 - 31 Tetor, 2024

Politologu Alban Daci në një intervistë në “News Line” në ABC News komentoi progresraportin për vitin 2024. Gjatë intervistës në studio, politologu tha se raporti i përket një analize të detajuar dhe se ka vlerësuar punë e SPAK.  Daci u shpreh gjithashtu se opozita aktuale e ka humbur trenin e Bashkimit Europian.

“Theksohet qartë se sjellja e opozitës ka ndikuar që Parlamenti të ketë pak efikasitet. Rama e tha në konferencë që ky është raporti më pozitiv. Por ky raport lartëson SPAK dhe ndëshkon qoftë qeverinë, qoftë edhe opozitën. Në raport progres thuhet që qeveria ka një vullnet të plotë për integrimin e Shqipërisë në BE, pro thotë edhe që BE është i shqetësuar për aprovimin e disa normave dhe ligjeve që nuk janë në përputhje me BE. Tani qeveria ka një detyre të rëndësishme, plotësimin e kapitujve. Problemi kryesor është i opozitës pasi është totalisht jashtë profilit europian. Opozita aktuale e ka humbur përfundimisht trenin e Bashkimit Europian. Sepse realiteti aktual dhe problematika që ka përbërësit apo lideri i opozitës, ka sjellë këtë situatë, pasi ka dy sfida të mëdha. Të heqë dorë nga lidershipi që ka të bëhet pro SPAK ose të qëndrojë me lidershipin që ka dhe të jetë antispak. Sot mund të ishte elementi i parë i opozitës për mosbindje civile, pasi në të gjithë ato që ka bërë deri më tani, nuk është mosbindje civile”, tha ai.

Më tej nënvizoi se kjo qasje që bën opozita sot për momentin sipas tij “mund të ndëshkojë” Shqipërinë.  Gjithashtu theksoi se opozita ke detyrim ligjor që të bashkëpunojë për të plotësuar reformat.

“Duhet të distancohet nga elementë që cënojnë sigurinë në vend. Nëse ky polarizim do të vazhdojë mund të ketë efekte shumë më të rënda për qytetarë që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri”, tha ndër të tjera ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!