Në dokumentin prej 93 faqësh te progress raportit thuhet se vendi yna ka linjëzuar politikën e jashtme dhe të sigurise me atë të Bashkimit Europian ndërsa nenvizohen edhe reformat kyce në rrugën integruese. Në progresraport vlerësohet procesi i vetingut, ndërsa thuhet se apelimet në shkallë të dytë janë në rrugën e duhur për tu mbyllur brenda afatit kushtetuese që është qërshori I 2026. Ndërsa me nota pozitive vlerësohet puna e spak por shqetësues thotë mbetet presioni politik mbi institucionet e drejtësisë,
“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka forcuar rezultatet e saj pozitive dhe ka krijuar një rekord solid në ndjekjen e korrupsionit në nivele të larta, përfshirë rastet me zyrtarë dhe politikanë të rëndësishëm.”
Duke iu referuar OSBE ODhir, komisioni europian certifikon edhe një herë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa një koment kishte edhe për jetën parlamentare.
“Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 u vlerësuan si konkurruese dhe profesionale nga OSBE/ODIHR, por me mungesë të “fushës së barabartë” dhe abuzim me burimet publike. Polarizimi politik mbetet i lartë, parlamenti ka mungesë mbikëqyrjeje ndaj ekzekutivit dhe vendimmarrja shpesh anashkalon konsultimet publike”
Komisioni Europian përsërit se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, por thekson nevojën për përshpejtimin e reformave në demokraci, drejtësi, administratë publike dhe mjedis në mënyrë që vendi të avancojë drejt hapjes dhe mbylljes së kapitujve të negociatave. Pikwrisht pwr mjedisin dhe menaxhimin e mbetjeve kërkon miratimin e ligjeve të reja
Gjatë prezantimit të progress raportit, komisionerja për zgjerimin Marta Kos, rikonfirmoi ambicien e qeverisë shqiptare për mbylljen e grupkapitujve të anëtarësimit deri në fund të 2027. Shefja e diplomacisë europiane thekson se zgjerimi I unionit mbetet një mundësi realiste në vitet në vijim
“Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë që prej konferencës ndërqeveritare në tetor 2024. Katër grupkapitujt të tjerë janë hapur dhe në nëntor hapim grupkapitullin e fundit. Kjo është një njohje e angazhimit të qartë politik të Shqipërisë dhe e aspiratave të qartë të shoqërisë shqiptare, 91% e qytetarëve e duan anëtarësimin në BE. Shqipëria ka bërë progres në reformat mbi kapitujt themelorë dhe në fund të vitit do të ketë gati përfundimet e ndërmjetme.”

