Progres raporti, ambasada e SHBA: Mirëpresim rekomandimin

schedule18:05 - 30 Maj, 2019

schedule 18:05 - 30 Maj, 2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar në rrjetet sociale një ditë pas rekomandimit pozitiv nga ana e KE-së për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme”, shkruhet në njoftimin e tyre në rrjetet sociale.

Më tej, ambasada shprehet se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore”.

Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën për herë të dytë çeljen e negociatave me Shqipërinë pa kushte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!