Mbi 55 mijë fëmijë kanë kryer kontrolle të rregullta përgjatë vitit mësimor, shtator 2023-prill 2024, në kuadër të Programit Kombëtar për kujdesin e shikimit.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se 7336 fëmijë, të cilët rezultuan me problematika, janë referuar për kontrolle më të specializuara te mjekët specialistë.
“Me Programin Kombëtar për kujdesin e shikimit, 55 030 fëmijë kanë kryer kontrolle të rregullta përgjatë vitit mësimor, shtator 2023-prill 2024. 7336 fëmijë kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar për kontrolle më të specializuara te mjekët specialistë në strukturat shëndetësore”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al