Sipas Ramës, ky projekt është hap konkret, që u vjen në ndihmë familjeve në nevojë dhe u krijon atyre akses më të mirë në shërbime jetike.
“Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social.
Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Një hap konkret drejt kushteve më të denja jetese për familjet në nevojë, përmirësim banesash, infrastrukturë rurale dhe akses më i mirë në shërbime jetike”, shkruan Rama./abcnews.al