Programi kombëtar i praktikave të punës, Lori Haxhiu në ABC News

schedule12:45 - 9 Shkurt, 2019

schedule 12:45 - 9 Shkurt, 2019

Lori Haxhiu është Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar për Rininë. Ajo ishte në ABC News për të folur rreth rihapjes së programit kombëtar të praktikave që shkon për punësimin e të rinjve.

“Qëllimi i tij është ofrimi i eksperiencës së punës për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Kriteret janë shumë të thjeshta. E para duhet të jenë në një grupmoshë nga 21 deri në 26 vjeç dhe e dyta duhet të kenë mbaruar minimalisht studimet Bachelor. E themi rihapet pasi integrimi i të rinjve në vendet e punës ka qenë prioritet i qeverisë shqiptare. Mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Qasja është e tillë. Programi nuk është vetëm për administratën publike pasi në administratë janë të përfshira 15 insitucione qendrore shtetërore, 105 institucione të varësisë. Programi shtrihet në 50 njësi të qeverisjes vendore, pra bashkitë dhe në disa shoqri pr3esitgjoze tregtare. Të rinjtë janë të lirë të zgjedhin”, tha Haxhiu.

Haxhiu foli edhe për portali punëtëmbarë.al që i është dedikuar studentëve ekselentë. Është pikërisht ky ndryshimi me programin e praktikave. Haxhiu theksoi gjithashtu se studentët ekselentë kanë të drejtë të aplikojnë në portalin punë të mbarë.

“Diferenca midis dy programeve është që punë të mbarë i dedikohet jo praktikave të punës, por fillimit të një eksperience të mirëfilltë punësimi që në fazën fillestare të saj, por që kriteri është pak më i fortë pasi të gjithë duhet të kenë përfunduar studimet me mesatare nga 9 deri në 10. Interesi ka qenë i madh. Ka kaluar numrin 1000 të aplikimeve, 400 prej të cilëve tanimë janë kualifikuar. 804 vende janë vakante në departamentin e administratës publike në këtë thirrje të parë”, tha Haxhiu.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!