Programi i qeverisjes, Alibeaj në “Log.”: Vetëm fjalë, asgjë më shumë

schedule21:41 - 16 Shtator, 2021

schedule 21:41 - 16 Shtator, 2021

Në emisionin “Log.” në ABC është diskutuar për përballjen e opozitës me qeverinë “Rama 3”.

I ftuar në studio mbrëmjen e sotme ishte edhe deputeti Enkelejd Alibeaj i cili ka thënë se programi i qeverisë ishte vetëm fjalë dhe jo një plan konkret pune.

Sipas Alibeajt pushteti sot nuk varet nga djersa e votave por nga korrupsioni.

Alibeaj: Vetëm fjalë fjalë fjalë. Ka thënë në 5%. Dhe ka thënë nëse ishte listë dëshire. Çmimi i bukës është rritur, ilaçet po. Është vetëm indeksim. Për pensionet dhe për një analizë që ke shtresa e tretë ka hambarin e votave duhet të ishte më e fokusuar. Është diçka më e rëndë. Sa kohë që një pushtet nuk varet nga djersitja e votës dhe rrëmbimi i partisë dhe mbështetet me mjete të tjera si patronazhistë, korrupsion, të fortë, krim e administratë.”

Alibeaj: Rruga e Arbrit është bërë legjendë. Por një qeveri në 8 vite të jetë kaq e paafta? Është një histori klientelizimi dhe korrupsioni. Tek Unaza e Madhe nëse nuk është 22 milion euro për kilometër tërhiqem unë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!