Programi i PS-së për arsimin, Rama: Kurse të personalizuara për fëmijët, miks universitetesh me ato të BE

schedule10:05 - 16 Mars, 2021

schedule 10:05 - 16 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit të qeverisë për programin mësimor është shprehur se do të hapin sa më shumë kurse për përgatitjen individuale të fëmijëve.

Gjithashtu do të punohet për të bërë një miks universitetesh publike me ato të Europës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria do të vërë në dispozicion 10 mln euro për universitetet për afrimin e studimit me vendet e BE dhe do mbështesin çdo sinergji të plotë mes një universiteti shqiptar dhe një të huaj publik në anglisht.

“Do fuqizojmë programinin për kurse të personalizuar, që fëmijët të mësojnë me hapin e tyre dhe t’u jepet akses që të zhvillojmë kurse nën monitorimin e drejtorisë së Arsimit. Universitete mike të jenë të integruara në sistemin tonë, është ëndërr, por një nga sfidat më të vështira. Universiteti teknik i Stambollit do të jetë dallëndyshja e parë e këtij projekti kombëtar, të kesh mundësi që të studiosh këtu në programet më prestigjioze europiane.

10 mln euro në vit për universitet për afrimin e studimit me vendet e BE dhe do mbështesim çdo sinergji të plotë mes një universiteti shqiptar dhe një të huaj publik në anglisht. Risia e mandatit të tretë do të jetë paketa e inovacionit e cila do të ofrojë kualifikime në novacion duke mbuluar kostot 100% nga qeveria, 50% direkt. Luhet i gjeneratës së të rinjve në 25 prill”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!