Moderatori i emisionit “Sheshi i Dollarit”, Bardh Sejdarasi e shikon si një projekt programin e Partisë Socialiste, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Sejdarasi u shpreh se ulja e papunësisë ka ardhur nga rritja ekonomike në vend.
Sejdarasi shtoi se për pensionet ka kujdes të jashtëzakonshëm nga qeveria.
“Është një projekt, e tejkalon programin e një partie. Ka risi ky projekt, nuk është nisur nga një bazë që nuk identifikohet. Janë çekuar të gjithë treguesit ekonomikë. Ka ulje me 40 përqind të papunësisë këto vite. Sot e kemi rreth 9 përqind, pretendohet të jetë sipas këtij projekti, 6 përqind. Pensioni ka disa skema, një ndër skemat po punohet me Bankën Botërore. Qeveria ka krijuar një skemë, fond dy herë në vit për pensionistët. Ky vendim merret në fuqi në qershor, është pjesë e trendit ekonomik të vendit. Deri në 2029, janë 93 mijë biznese që kanë zero taksë. Reforma e pagave ka filluar në 2023, trendi është i tillë që në tërësi realizohet, me atë rezerva që mund të kemi, por në tërësi realizohet”, theksoi ai./abcnews.al