Programi i PD për biznesin, Bejko: Do krijojmë tre zona të lira ekonomike

schedule15:22 - 27 Prill, 2023

schedule 15:22 - 27 Prill, 2023

Nxitja e prodhimit nga fermerët dhe produkti vendas janë prioritet e kandidatit demokrat, Roland Bejko, për Tiranën. Ai prezantoi këtë të enjte programin për zhvillimin e biznesit.

“Tri zona të lira ekonomike në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës”

Nxitja përmes subvencioneve, është një tjetër pikë e programit të tij, që bizneset të nxiten dhe të zhvillohen.

“Bizneset që do të punësojnë mbi 50 punëtorë do të subvencionohen edhe nga ana e Bashkisë që mund të marrë përsipër pagesat e sigurimeve shoqërore të këtyre punëtorëve, me qëllim që biznesi të nxitet për të punësuar më shumë punëtor”

Bejko ironizoi kandidatin tjetër, të Berishës dhe Metës, për dy posterat me 2 gishtat lartë.

“Është politika që u thonë shqiptarëve, bëni c’te doni ju, ne jemi këtu jemi bashkë. Prandaj humbje apo fitore, të fituarit e mëdhej janë po ata Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama”

Për taksat, Bejko tha se programi i tij është të shkojë përtej heqjes së taksës së infrastrukturës arsimore dhe përgjysmimit të taksës për pastrimin për bizneset. Nëse fiton, Bahskia do të krijojë lehtësira fiskale dhe do të promovojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!