Programi bërthamor, Koreja e Veriut: Kemi testuar një raketë me rreze të gjatë

schedule11:24 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 11:24 - 8 Dhjetor, 2019

Peniani vijon presionin ndaj Uashingtonit duke testuar raketën e rradhës me rreze të gjatë. Testimi i fundit bërthamor ishte ai që u realizua në shtator të 2017-tës ndërsa ai i një rakete ndërkontinentale u realizua në dhjetor të 2017-tës.

Korea e Veriut deklaroi se ka kryer një test shumë të rëndësishëm me një raketë me rreze të gjatë. Lajmi është konfirmuar dhe nga agjencia kryesore shtetërore duke shtuar se këto testime do të kenë një impakt shumë të rëndësishëm në modifikimin e pozicionit strategjik të Koresë së Veriut në të ardhmen. Testimi i rradhës ndodh në një moment kur Korea e Veriut po shpeshton presionet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e negociatave për programin bërthamor.

Testimi ndodh pikërisht për arsyen se Peniani synon që Uashingtoni të prezantojë brenda këtij viti një platformë të re negociatash me kërkesat e Koresë së Veriut. Në rast të kundërt vendi do të rifillojë me eksperimentete bërthamore dhe raketat balisrike. Lëshimi i një vektori ndërkontinental, nga ana tjetër, do të ishte një goditje për administratën Tramp, e cila një vit para zgjedhjeve presidenciale, sheh të thërmohet një nga sukseset e pretenduara në frontin diplomatik, bllokimin prej dy vitesh i testimeve të Koresë së Veriut.

Nga Uashingtoni, Tramp së fundmi paralajmëroi Korenë e Veriut që të mos përzihet me fushatën elektorale për rizgjedhjen e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!