Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Progesraporti, Berisha kapet me ambasadorët/ Kreu i PD: Gonzato, më keq se Donald Lu

schedule15:13 - 5 Nëntor, 2025

schedule 15:13 - 5 Nëntor, 2025

Berisha i dha një shuplakë të gjithë atyre që mendojnë ndryshe për tunelin e Llogarasë. Për të dhe PD, ka vetëm një qëndrim, autor dhe për tu akuzuar është një, Edi Rama.

“E qartë si drita e diellit, se përgjegjësi numër një është Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama. Ai është vendim ekskluziv, kur edhe miqtë e tij më të ngushtë e shkruajnë se gjeopolitikën e ka kryeministri, dhe e vërtetë është ajo, nuk e ka ministri gjeopolitikën. Gjeopolitikën e ka kryeministri. Gjeokorrupsionin dua të them.”

Një mesazh të qartë ia dha edhe Këlliçit që i kërkon protesta. Këlliçi mund të mjaftohet me Veliajn, ku shfaqej si Leonidha me 300 spartanët, ose më pak. Tani protestat, do të mbahen vetëm tek kryeministria për Ramën.

 “U garantoj unë ju se po të mos jenë ato protesta udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot. Dhe ne, të jemi realistë, të gjithë e dinim se Erion Veliaj nuk ishte Edi Rama. Jo. Kësaj here kemi djallin për brirësh. Kësaj here do kapim Edi Ramën. Ose ai largohet, ose është fundi i opozitës.”

Pjesën e dytë të konferencës, Berisha ia kushtoi progresraportit të KE për Shqipërinë. Kësaj radhe u kap me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. E krahasoi me ish-armikun e tij amerikan, ambasadorin Donald Lu.

“ Ju tani do thoni që ambasadori foli për shkëlqim, por nuk litet në raport për shkëlqim, pavarësisht se e tha ambasadori. Prandaj mos dëgjoni se këto deklarata i shëmbëllejnë deklaratave të Donald Lu”

Raporti flet për rritje të deklaratave politike kundër SPAK. Berisha e pranoi, por sigurisht jo për veten. Fajin për këtë, e ka gjithmonë Rama. Por doktori sigurisht, nuk harroi të përmendte edhe urrejtjen popullore ndaj drejtësisë, që u shfaq pas  vrasjes së gjyqtari Astrit Kalaja.

“Po, kanë shumë të drejtë. U vra gjykatësi dhe kur gjykatësi u vra, në vend të dënimit nga disa, ishte shpërthimi i gëzimit nga disa të tjerë për shkak të situatës së krijuar. Sidoqoftë, një nga ata që sulmon gjyqësorin në mënyrë të vazhdueshme është Edi Rama, dhe e bën për interesa të veta, jo për interesat e qytetarëve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!