Profil/ Kush ishte Margarita Xhepa, ikona që shkëlqeu në kinematografinë shqiptare

schedule08:41 - 3 Prill, 2025

schedule 08:41 - 3 Prill, 2025

Aktorja ikonë e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Një ditë më parë, Xhepa festoi ditëlindjen.

Margarita Xhepa, lindi më 2 prill të vitit 1934 në Lushnje. Ajo njihet si një nga Zonjat e Mëdha të Teatrit Shqiptar si dhe është cilësuar si një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit.

Ajo numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi. Margarita Xhepa mbetet në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj.

Krahas titullit të lartë si “Nderi i Kombit” ka marrë vlerësim edhe në rolet e dramaturgjisë botërore.

Në vitin 2007 asaj iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!