I përjetshëm në krye të PD. Ose të paktën kjo është ajo çfarë paralajmëroi doktori në konferencën e së martës, duke paralajmëruar shkelmimin e gjithë statutit, me nenin Basha bashkë me mbarimin e mandatit pas 10 muajsh.
“Ajo është një çështje që ka të bëjë, ai nen ka të bëjë kur zhvillohen zgjedhje dhe jo kur zhvillohet farsë elektorale. Në kuptimin që farsat nuk mund të përdoren për mekanizma antiopozitë në një kohë kur ato janë mekanizma thelbësorë antidemokratike. Besoj se e ke të qartë, janë për përmbysjen e sistemit demokratik.”
Ndryshime për Berishën do të ketë, por jo kur preket ai.
“Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim. Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.”
Kur certifikimi i zgjedhjeve po mbaron, doktorit i duhet kohë, dhe Celibashi.
“Sot unë kam këto pyetje për Ilirjan Celibashin. A janë marrë 350 kuti votimi me 12 apo me 13 prill të vitit 2025 nga magazinat e KQZ-së në Farkë? Së pari. Së dyti. A ka firmosur ai dorëzimin e personave të caktuar të 350 kutive të votimit? Së treti. A ka dijeni ai për marrjen e tyre pa asnjë dokument? Për marrjen e tyre pa asnjë dokument dhe dërgimin e tyre në një lokacion të administruar nga një ish-deputet socialist.”
Doktori e akuzon, por a e do e çojë Celibashin në SPAK?
“Durim. Por është mirë që Celibashi të bëjë transparencën në pozicion ku është.”/abcnews.al