Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Profesionistët e rinj në sektorin e naftës/ Balluku ndjek testimin pranë kompanisë “Albpetrol”

schedule14:28 - 14 Korrik, 2025

schedule 14:28 - 14 Korrik, 2025

Të hënën, në Fier u zhvillua testimi për 55 të rinj, të cilët duan të bëhen pjesë e kompanisë së naftës, ”Albpetrol”.

Ky proces u ndoq edhe nga zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Nga 55 personat e testuar, vetëm 20 prej tyre do të zgjidhen për t’u punësuar në sektorin e naftës.

“Në vitin 2024 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes Albpetrol, vendosi të nisë një projekt të ri i cili përfshin në trupat tona të operimit në atë ndërmarrje djem dhe vajza të rinj, të cilët studiojnë në fushën e naftës dhe gazit, por edhe në gjeologji. Ky grup, i cilin na u bashkua vetëm një vit më parë, tashmë është kthyer në pjesë permanente të Albpetrol. Tani ndodhemi në fazën e dytë dhe sot u testuan 45 inxhinierë të ri që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë Albpetrol për vitin 2025 dhe 2026, në një vit prove, kështu e quajmë ne këtë praktikë, një praktikë e paguar e cila rezulton shumë e suksesshme, pasi ne ata 20 djem e vajza i kemi edhe sot.

Është shumë e rëndësishme që të themi që gjatë thirrjes ne morëm 95 kërkesa nga të cilët arritëm në një testim prej 55 vetash, sot kishim 45 persona në këtë sallë, kemi edhe 10 të tjerë për testuar, që kaluan fazën e parë të intervistimit me gojë dhe tashmë janë tek faza finale e intervistimit me shkrim. Kjo tregon se ka një dëshirë shumë të madhe, nga gjithë ato djem dhe vajza, që studiojnë në fushat përkatëse,  gaz dhe naftë, nga ana tjetër edhe në hidrologji madje për t’u bërë pjesë e Albpetrol,  kompanisë shqiptare përsa i përket të gjithë këtij sektori kaq të rëndësishëm që është sektori i nxjerrjes.

Duhet thënë gjithashtu që në ndër vite ne jemi përballur me mungesën e inxhinierëve të rinj duke qenë se ka qenë tendenca për t’i ikur jashtë, sidomos në Kanada, për shumë vite, por tashmë, siç identifikuam në vitin 2024, ka një kërkesë shumë të madhe për të qëndruar dhe për të punuar pranë Albpetrol. Gjatë bisedës që unë pata sot me inxhinierët e rinj, të cilët po testohen për të shkuar në Albpetrol, e bën të qartë edhe një fakt tjetër, që ata 55 që po testohen, 20 prej tyre do të shkojnë për këtë praktikë të paguar në Albpetrol, më pas do të vlerësohen për të parë nëse mund qëndrojnë si pjesë permanente e stafit, ashtu siç ndodhin me ata që erdhën para një viti, por nga ana tjetër pjesa e mbetur, rreth 35 do të testohen për kontribute të tjera në sektorin publik për të qenë pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si specialist në Drejtorinë e Naftës dhe Gazit apo dhe në Institutet e tjera teknike, që janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë.

E gjitha kjo na bën shumë të lumtur. Jemi optimistë që djem dhe vajza që studiojnë në këtë fushë pak specifike, sepse kemi edhe shumë vajza, edhe në klasë sot, aty ku ishin të gjithë ata që testoheshin, kishte shumë vajza. Është e rëndësishme që të thuhet që kjo është një fushë specifike, ka qenë gjithmonë e dominuar nga burrat dhe djemtë, por tashmë ka kontribut edhe nga gratë dhe vajzat. Jemi shumë optimist për këtë grup të ri që do na bashkohet. Jemi optimist për të gjitha planet që Qeveria ka në fushën e naftës dhe gazit. Kryeministri e ka thënë disa herë ditët e fundit që po përgatitemi për të reformuar të gjithë sektorin e naftës dhe gazit, përsa i përket kuadrit ligjor dhe operimeve, sigurisht në përfitim të qytetarëve shqiptarë.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!