SHQIPËRI- Tregu i teknologjisë është një fushë e gjerë, i cila padiskutim kërkon njerëz të kualifikuar për t’iu përgjigjur nevojave dhe sfidave kryesore të kohës. Aftësitë profesionale në këtë fushë janë të lakmuara dhe të kërkuara në tregun e punës, dhe kjo ka bërë që të ofrohen dhe programe studimi.
Prej më shumë se tre vitesh Software Development Academy (SDA) ushtron veprimtarinë e saj në tregun shqiptar, ku në fokus ka përgatitjen e studentëve për sfidat që ofron koha dhe padiskutim pjesë e teknologjisë.
Shefja operacionale në SDA, Valbona Lasku, tha për “ABC e Mëngjesit” se kjo akademi ka 103 kurse në total dhe mësimi bazohet në kurrikula në gjuhën angleze. Ajo theksoi se SDA është një kompani me brand ndërkombëtar dhe certifikata e kualifikimit njihet në gjithë Evropën Lindore.
“Ne kuptuam që tregu kishte nevojë. Sot numërojmë 103 kurse në total, nga këto 70 janë të përfunduara, dhe 33 janë në vijimësi, Janë kurse në klasa, janë kurse fizike, Akademia numëron tetë kurse aktive, katër nga këto janë kurse programimi dhe katër të tjera janë kurse teknologjia. SDA është një brand ndërkombëtar, e cila është shumë e përhapur në Evropën Lindore dhe kjo certifikatë njihet në vendet ku ne operojmë. Nuk është vetëm certifikata, por të jesh programues sot ti je i hapur në tregun ndërkombëtar të punës. Ti nuk punon thjesht në një zyrë, por punon në të gjithë botën. Kurrikula jonë është në anglisht, mësimi jepet në shqip. Fokusi i SDA, nuk është vetëm të jepet një diplomë, por që këta studente të gjejnë rrugën e tyre të karrierës. Nëse ti bën akademinë tonë ti merr një profesion, Ti mund të mos kesh nevojë fare të bësh universitet, Ti mëson një profesion, që të bën gati për tregun e punës. Kursi ynë është 75 % praktikë”, tha ajo.
Adrian Sulo, këshillues karriere dhe rekrutues në SDA, tha se ka një rritje interesi nga të gjitha moshat për të pasur një kualifikim të profilizuar. Ai theksoi se akademia që ai përfaqëson u krijon mundësi studentëve të hedhin baza të forta, të cilat do t’i ndihmojnë më pas kur të dalin në tregun e punës.
“Kemi kategori të ndryshme, po arrijmë dhe barazinë gjinore. Brezi ynë mendonte se informatika ishte më shumë për meshkuj, por tani është e barabartë. Mosha nuk do të thotë… Kemi studentë nga 16-vjeçar deri në student 50 vjeçar. Çdokush që ka dëshirë të ndryshoj karrierën, mund ta bëj. Certifikata nuk mjafton, por është puna e gjatë ajo që të rrit. Certifikata është baza. Ne tregojmë rrugëtimin si duhet ta ndjekësh. Tek ne bën kurse të profilizuara”, u shpreh ai./ n.m.abcnews.al