“Profeci” e re nga Simpsons: Parashikuan kandidaturën e Donald Trump për vitin 2024

schedule18:39 - 16 Nëntor, 2022

schedule 18:39 - 16 Nëntor, 2022

The Simpsons përveçse një serial i famshëm në të gjithë botën, është bërë viral shumë herë për “profecitë” e tij të ndryshme.

Këtë herë dyshohet se ka parashikuar kandidaturën e Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Në mënyrë të veçantë, producenti i shfaqjes Al Jean postoi një klip nga një episod i vitit 2000 të Homer Simpson dhe një tabelë të fushatës elektorale ku shkruhej “Trump 2024”.

Citimi në fjalë vjen nga episodi “Bart to the Future”, në të cilin publiku sheh Presidenten, Lisa Simpson, (që herë pas here është cilësuar se i ngjan paraqitjeve të Kamala Harris) duke folur për presidencën Trump.

Ish-presidenti i SHBA-së ka njoftuar të mërkurën se do të kandidojë për presidencën e SHBA-së në zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2024./Abcnews.al/