“Produkti i aksionistëve është me minus”, Basha: Opozita duhet t’i largohet idhujve të rremë dhe kauzave të rreme

schedule17:50 - 19 Janar, 2024

schedule 17:50 - 19 Janar, 2024

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, grupin e Rithemelimit e quajti si grup aksionistësh, që sipas tij jo vetëm nuk ka përfituar asnjë pikë politike, por ka ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të pushtetit të Edi Ramës.

Ai i bëri thirrje opozitës të largohet nga idhujt dhe kauzat e rreme dhe të mbështesë interesin e qytetarëve.

“Opozita duhet t’i largohet idhujve të rremë dhe kauzave të rreme. Cili është produkti i aksionistëve? Nuk është zero, por është me minus. Nuk është aksion i ngritur mbi interesat e njerëzve. Ti thërrasin mendjes dhe të vendosin interesin e shqiptarëve të parim”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!