Produktet kozmetike me bazë bimore s’janë aq të sigurta sa mendoni

schedule10:05 - 11 Shkurt, 2020

schedule 10:05 - 11 Shkurt, 2020

Përbërësit e marrë nga bimët gjenden te një pjesë e mirë e produkteve kozmetike, nga shampot deri tek serumet. E përderisa kanë bazë bimore, do të thotë se janë të më sigurta, apo jo? Shirley Chi, një dermatologe në Kaliforni, shpjegoi për Well & Good se çështja e produkteve të tilla është e komplikuar.

“Kam gjithmonë pacientë që më thonë se zgjodhën produkte me bazë bimore sepse mendojnë se janë më të sigurta, sepse çdo gjë me përmbajtje të tillë është e parrezikshme,” tha ajo. “Dredhka helmuese është bimë, që do të thotë se jo çdo gjë bimore është e sigurt.”

Bimët janë përdorur historikisht si aromë për produktet e kujdesit të lëkurës. Jeffrey Fromowitz, dermatolog në Florida, shpjegon se “substancat aromatizuese janë një nga shkaqet e irritimit të lëkurës”.

“Duke qenë se janë përbërës natyralë, pëgjithësisht nuk shkaktojnë probleme dhe përshtaten mirë me kremrat e lëkurës,” shpjegon ai. “Por jo çdo gjë natyrale është e sigurt për të gjitha llojet e lëkurës. Çdo lëkurë ka nivele të ndryshme ndjeshmërie dhe reagon ndryshe.”

Për shembull, vajrat esencialë janë një tjetër formë e produkteve kozmetike me bazë bimore. Mirëpo nuk janë fort të sigurta për njerëzit me lëkurë të ndjeshme. Për shembull vajrat e agrumeve, livandës apo nenexhikut nuk duhen përdorur nëse keni lëkurë të ndeshme. Ekstrakti i kamomilit është më “miqësor” me lëkurën, megjithatë reagimet e lëkurës mund të jenë të ndryshme.

Nëse dëshironi të provoni një produkt, thotë Shirley Chi, vendosni atë në pjesën poshtë veshit, përgjatë qafës dhe pasi ta keni shpërhapur mirë, shkoni të flini. Provojeni për disa netë me radhë dhe nëse nuk keni probleme – si akne, skuqje, irritim, tharje të lëkurës etj. – mund ta vendosni në lëkurë.

Gjithë ç’duhet të bëni është të këshilloheni paraprakisht me dermatologun për të blerë produkte të përshtatshme për llojin e lëkurës suaj, pasi siç e thamë, jo çdo krem me bazë bimore është i sigurt./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!