Produktet e pasigurta ushqimore në ditët e nxehta, shkak për helmim

schedule15:53 - 28 Qershor, 2019

schedule 15:53 - 28 Qershor, 2019

Ushqimet e ruajtura në vende të papërshtatshme gjatë këtyre ditëve të nxehta, mund të bëhen shkak për komplikacione të rënda shëndetësore. Mjekët këshillojnë që të tregohet kujdes i shtuar për sigurinë ushqimore.

Kjo është një ditë përvëluese qershori. Këta të rinj po freskohen duke konsumuar një akullore, megjithëse mund të mos jenë shumë të bindur për sigurinë e saj ushqimore.

Qytetarë të ndryshëm të pyetur nga ABC News pranojnë se gjatë periudhës së verës ndihen të rrezikuar nga shumë produkte ushqimore që konsumojnë, mes të cilave bulmeti dhe mishi.

“Bulmeti do siguri, po ta mbajnë mirë, nuk mendoj që ka siguri, kurse zarzavatet duhet të dish ku ti blesh”

“Po ku ka të freskëta tani, po hajt si gjithë të tjerat”.

Zarzavatet nuk më frikësojnë po te bulmeti jam e kujdesshme”.

“Bulmetrat dhe mishrat janë të rrezikshëm”.

Mjekët thonë se disa produkte ushqimore që nuk janë ruajtur në mjedise frigoriferike ose kanë kaluar afatin e skadencës, mund të sjellin probleme të rënda në shëndet.

“Ka shumë ushqime që duhet të bëjmë kujdes, ushqimet e konservuara, fast fodet, konsumimi i akulloreve se ka të bëjë me kushtet higjienike dhe frigoriferike. Problem është dhe uji i pijshmë nëpërmjet depozitave dhe të gjitha japin probleme te shëndeti i pacientëve, duke u manifestuar me helmime  të ndryshme”.

Mjekja infesksioniste Imelda Zeqo jep disa këshilla për t’u ushqyer sa më shëndetshëm në këto ditë të nxehta.

“Konsumimi i lengjeve me shumicë është i këshillueshëm dhe frutat e zarzavatet duhet të lahen mirë me ujë të rrjedhshëm. Kujdes me konservat, fast fodet e ushqimet e ndenjura”. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!